Dita e sotme ka qenë mjaft e vështirë në bregdetin shqiptar. E njëjtë ka qenë situata edhe në plazhin e Velipojës. Gjatë ditë së sotme, deti ka qenë mjafi i trazuar dhe me dallgë të mëdha. Megjithatë, kjo nuk ka penguar shumë pushues ti drejtohen detit. Në disa raste, ka rrezikuar të ketë edhe ngjarje të pakëndëshme. Por ka qenë ndërhyrja e vrojtuesve të plazhit, të cilët të sinjalizuar dhe të ndihmuar nga persona aty pranë, kanë arritur të shpëtojnë 7 persona. Edhe në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër në Facebook, jep një informacion, i shoqëruar edhe me video që nuk ka nevojë për shumë komente.
“Ndryshimi i papritur i kushteve atmosferike, ka sjellë një det të trazuar dhe me dallgë të mëdha. Pavarësisht tyre, shumë pushues i janë drejtuar detit si çdo ditë. Në disa raste të konstatuara në pjesën e fundit të pedonales së plazhit dhe në zonën e Vilunit, 7 persona kanë rrezikuar të mbyten. Kanë qenë vrojtuesit e plazhit, të sinjalizuar por edhe të ndihmuar nga njerëz të tjerë, që i kanë shpëtuar duke i nxjerrë nga uji. Madje, ata i kanë dhënë edhe ndihmën e parë teksa kanë mbërritur edhe Policia dhe ambulanca. I bëjmë thrrje të gjithë pushuesve të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin futjen në det kur ka dallgë të mëdha. Një falenderim i veçantë për vrojtuesit e plazhit por edhe të gjithë ata që kanë kontribuar për të shmangur më të keqen në plazhin e Velipojës.”, shkruhet në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër në Facebook.