Policia Kufitare dhe FNSH ju vijnë në ndihmë pushuesve dhe turistëve, duke ndërhyrë në tre raste të vështira.
Falë ndërhyrjes së shpejtë nga Policia Kufitare dhe FNSH, u është dhënë ndihma e parë 5 shtetasve nga Shkodra dhe Kosova në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit, të cilët rrezikuan m.bytjen. Pesë shtetasit u transportuan për në qëndrën spitalore, ku gjendja shendetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve çekë të cilet kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit, jeta e tyre u vu në rrezik. Falë ndërhyrjes së Policisë të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën. /Njoftim i Policisë së Shtetit për mediat/