Partia Demokratike, prej disa javësh denoncon cdo ditë abuzimet dhe grabitjen që cdo ditë drejtues të Bashkisë Vau Dejës po i bajnë qytetarëve të tyre. Por, kjo sjellje eshtë kthyer në normalitet tashmë nga ato të cilët që kur erdhën me 5% në pushtet, dhe vijon cdo ditë, në nivele të cmendura abuzimesh.
Rasti më i fundit, është ai i administratës që sa vjen dhe fryhet cdo ditë, edhe pse ka një ligj që ndalon emërimet në prag të fushatës elektorale, vjedhja e taksave dhe buxhetit nuk njeh limite.
180 milion lek, është fatura financare që duhet të paguajnë qytetarët në Vau Dejës, për të mbushur xhepat e atyre që duhet ti shërbejnë dhe jo ti vjedhjin. Administrata që duhet ti shërbejnë banorëve vetëm zgjeron rrethin e grabitësve, ku në muajin Janar, nga taksat e qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës do të paguhen plot 359 punonjës të cilët vetëm emrin e kanë të tillë, pasi pjesa më e madhe e tyre, vetëm firmosin në bordero dhe marrin rrogën, pa dalë asnjë ditë të vetme në punë.
Abuzimi nuk ndalet këtu. Tek këto punonjës, 30 % e tyre, nuk kanë arsimin përkatës, nuk plotësojnë kriteret më minimale për tu pranuar në asnjë institucion publik.
Bashkia Vau Dejës, është kthyer, në një tufë grabitësish të taksave të qytetarëve të saj dhe jo shërbyesish, janë kthyer në gjobëvënës dhe grabitës të cdo shërbimi, dhe ashtu sic erdhën që ditën e parë më shembullin e grabitejss dhe të abuzimin, skandalet vetëm shtohen cdo ditë të vetme.
Partia Demokratike, ka denoncuar me dhjetëra raste zyrtare të cilat vertetojnë abuzimin dhe grabitjen, mashtrimin dhe cmendurinë që ka përfshirë drejtuesit e kësaj bashkie ndërkohë që nxit Prokurorinë e Shkodrës të nisë sa më parë hetimet dhe të dënojë abuzuesit, ndërkohë që garanton qytetarët e Bashkisë Vau Dejës së ndëshkimi i atyre që prekin taksat e tyre, është afër, me 25 Prill, Bashkia Vau Dejës do të clirohet nga grabitësit e pronës së përbashkët, më PD në pushtet dhe me kryeministër Lulzim Bashën. /Deklaratë për mediat e PD Vau- Dejës, lexuar nga Kolë SHABEN/