Dervis Arapi, djali i Agim dhe Vjollca Arapit është shpallur në kërkim nga policia për ek.zekutimin e Jurgen Kurtit dy ditë më parë. 33 vjeçari Dervis Arapi, dyshohet si i përfshirë në ngjarjen e rëndë, nisur nga fakti se Kurti ka qenë i përfshirë në incidentin që i mori jetën babait të tij Agim në bisnesin e tij në Durrës. Pas këtij lajmi, ka reaguar menjëherë për mediat Vjollca Arapaj, gruaja e biznesmenit të ndjerë Agim Arapi dhe nëna e Dervisit. Sipas gruas, djali i saj nuk ka të bëjë fare me Jurgen Kurtin, ndërsa ajo nuk ka besim te Drejtësia për zgjidhjen e kësaj çështje.
“I dha fjalën babait të vetë që nuk do të bëjë gjë. Edhe nuk e bëjmë dot se nuk ja dalim dot me milionat që kanë ato. Kush ja del atyre. Kjo duhet të jetë vrasje mafioze shtetërore, vrasje për probleme droge, nuk e di çfarë mund të ketë se nuk e di me çfarë merren ato edhe nuk më intereson”, u shpreh Vjollca Arapaj.
E pyetur nëse ka besim te drejtësia, Arapaj u shpreh: “Ka marrë fund kjo Drejtësi. Nuk gjetën vdekjen e burrit tim me prova, e blenë drejtësinë, frika ime më e madhe është mos i bëjnë gjë çunit. Shpresa ime e vetme, është vetëm ai”.