Pak kilometra nga fshati Grudë e Re në Njësinë Administrative Rrethina, është gjetur një motorcikletë e djegur. Pronari i njërës prej bujtinave më të famshme në zonën e Thethit, u vra në fshatin Grudë e Re dhe policia dyshon se motori i gjetur në afërsi të Urës së mesit mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së rëndë. Nisur nga kjo, dyshohet se është përdorur në pritën që iu bë Ferdinand Polisë pikërisht në këtë fshat.