
Shkarkohet nga detyra ambasadorja shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari. Lajmin e bën me dije gazetari shqiptar në Greqi, Shpëtim Zinxhiria, i cili ka thënë për Fax News se ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj ka shkarkuar ambasadoren.
Kujtojmë se Hobdari u përfol për skandalin e humbjes së pasaportave shqiptare dhe shpërdorimin e mijëra eurove për rikonstruksione në ambasadë dhe qiranë e shtëpisë së saj shumë të shtrenjtë në Athinë. Po ashtu bëhet e ditur se ministri i Jashtëm i deleguar, ka shkarkuar edhe konsullin shqiptar në Janinë.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!