Skip to content
16 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Personazh

VIDEO – Biznesmeni Gjergj Luca kallëzon për shpifje gazetarin shkodran Gjergj Zefi, ky i përgjigjet me një rrëfenjë…

ShkodraWeb 7 August, 2023
gjergj luca gjergj zefi 2023

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka depozituar pranë organit të akuzës padinë për shpifje drejtuar gazetarit shkodran Gjergj Zefi. Në një video të shpërndarë në kanalin e tij në Facebook, Luca ka “lëshuar gojën” edhe ndaj disa gazetarëve.

Mes të tjerave, Gjergj Luca ka thënë: “Një betejë e gjatë, një mësim i mirë për të gjithë lajmësit. Ashtu siç na kërkohet ne sipërmarrësve të jemi korrekt me taksat, tatimet, rrogat, detyrimet, sigurimet ashtu tu kërkohet korrektësi edhe juve që merreni me lajmet dhe veçanërisht portalet e papërgjegjshme. Unë do shkoj para gjykatës sa herë të më thërrasë e vërteta, para së cilës do jem përherë transparent dhe i pafshehur!”.

Përveç Gjergj Zefit, sot Luca ka përmendur edhe gazetarin tjetër Adriatik Doçi, duke i vendosur të dy në të njëjtën linjë si shpifës. Nga ana tij, gazetari shkodran ka preferuar ti përgjigjet me një rrefenjë, publikuar në faqen e tij në Facebook:

Shkon një gjuetar në pyll për të vrarë ariun. Ariu e pyet, për çfarë ke ardhë?!
-Për të të vrarë, i thotë gjuetari!
-Mirë i thotë gjigandi por kujdes se po nuk më vrave do të të q..
E gjuan gjuetari dhe nuk e vret dot..
E kap ariu dhe e pallon!
Por gjuetari nuk u dha dhe shkoi sërish po tashmë me një armë më të sofistifikuar. E megjithatë asgjë përveç hallateve të ariut..
Herën e tretë gjuetari shkon në pyll me një armë të rëndë dhe krenar e thërret ariun: tani do të të vras!
Këtë rradhë ariu pa e prishur terezinë fare, pa lëvizë nga strofulla i thotë gjuetarit:
-Vëlla me sa shoh ti vjen me u q.. dhe jo me gjujt!

Ndërsa gazetari Adriatik Doçi, ashtu si herën e parë ka preferuar ti përgjigjet biznesmenit Gjergj Luca me një shkrim që e ka publikuar në faqen e tij në Facebook dhe që mund ta lexoni më poshtë:

Përgjigja ime për hajdutin dhe showman-in Gjergj Luca, Pëllumb Gjoka arsyeja sepse sëkëlldisej sot para SPAK-ut

Më dërguan një video të showman-it Gjergj Luca, ku më kërkonte mua para SPAK-ut. Unë jam gazetar dhe kam njëfarë përgjegjësie para publikut, për ta informuar dhe për të ndarë faktet nga mjegulla.

Së pari, Gjergj Luca nuk ka ndonjë gjë me mua, por besoj se është alarmuar, është në panik dhe sëkëlldiset nga arrestimi i Pëllumb Gjokës. Se çfarë e lidh Lucën me Pëllumb Gjokën, këtë mund t’a zbulojë SPAK duke ndjekur paratë. Dalja e tij para SPAK më kujton gomarin që i shkon pas nga frika ujkut.

Së dyti, paditë për shpifje nuk janë në kompetencë të SPAK. As shpifja e pretenduar dhe as unë nuk jeni në kompetencë të SPAK. Luca vetë, ndoshta. Është në kompetencë të gjykatës. Ai avokati që shkonte nga pas, nëse nuk është pastrues karkalecash, duhet t’ia jepte këtë informacion elementar.

Së treti, një ballafim mes paditësit dhe të paditurit bëhet kur nis një proces gjyqësor, në një fazë të caktuar, nuk bëhet në mejhane.

Së katërti, unë nuk e kam akuzuar Lucën për grup të struktuar kriminal dhe trafik droge. Nuk kam prova. Kam prova vetëm për bashkëpunim në biznes me trafikantë droge. Unë kam thënë në një status të djeshëm që Gjergj Luca është një hajdut me letra i pasurive publike. Dhe ky pohim mbështetet në prova që janë:

52 mijë m2 prona dhe objekte në Labinot të Elbasanit me VKM Nr. 873, datë 30.10.2015.
52 mijë m2 prona dhe objekte të tjera në Labinot të Elbasanit me VKM nr. 266, datë 29.03.2017.
Ish repartin ushtarak në Çekrez të Gramshit dhe 28 mijë m2 prona të ushtrisë me vkm nr. 526, datë 25.07.2019.
Ish-Parkun e Minierës së Hekur-Nikelit në Përrenjas me sipërfaqe 10 mijë m2, me vkm 701, datë 30.10.2019.
Kombinatin e Sheqerit në Maliq, me VKM nr.394, datë 09.06.2022.
Ish repartin tjetër ushtarak të Gramshit me VKM Nr. 376, datë 21.06.2023″.
I ka marrë pa ankand, pa garë dhe me klientelizëm. Ka ngritur biznes mbi pronat publike.

SPAK duhet të hetojë se si Luca i ka marrë këto pasuri, ashtu siç sekuestroi Bazën e Sarandës, por edhe burimin e parave të investuara, nëse vijnë nga trafiqet apo janë para të krijuara me punë të ndershme, që janë paguar taksa etj.

Më thonë se dalja e Lucës para SPAK ishte një show. Në fakt, nuk është ashtu. Është një dalje nga halli. Dhe halli i tij besoj se është Pëllumb Gjoka.

Unë nuk kam asgjë personale me Lucën, edhe pse në një audio ka thënë se ‘ma mbush mishin me kripë dhe se më sjell bodigardët’, nëse shkruaj të vërteta rreth tij.

Tek ajo audio del Luca i vërtetë; qesharak.

Unë, Lucë, nuk jam Vesho gjoba, që i ke ‘futur ngjalën’, i jep supë falas dhe 2.4 milionë lekë në muaj, për të thënë sa i mirë je dhe për të sulmuar gazetarë që thonë të vërteta.

Nuk e pastfon dot fytyrën në këtë formë.

Nëse mendon se nuk je hajdut, të sfidoj në ballafaqim argumentesh në një studio televizive live, të shohësh se kush janë gazetarët e vërtetë nga ata që ‘hanë ngjalën’. Zgjidhe vetë ekranin dhe orën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – Ndërhyrja profesionale e punonjësve të qendrës shendetësore në Velipojë i shpëton jetën 17- vjeçarit
Artikull pas: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 8 gusht 2023…

TË FUNDIT

varrimi pellumb pellumbi 2025
  • Dossier

FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990

ShkodraWeb 15 June, 2025
saimir rrustemi hapesira publike velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi

ShkodraWeb 15 June, 2025
makine velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit…

ShkodraWeb 15 June, 2025

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990 15 June, 2025
  • VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi 15 June, 2025
  • VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit… 15 June, 2025
  • NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër 15 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona… 15 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

varrimi pellumb pellumbi 2025
  • Dossier

FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990

ShkodraWeb 15 June, 2025
saimir rrustemi hapesira publike velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi

ShkodraWeb 15 June, 2025
makine velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit…

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.