
Bashkia e Shkodres po vijon të përballet me dëmtime dhe vjedhje të investime publike, duke u kthyer në shqetësim serioz. Hyrja e qytetit është rasti më i fundit, ku janë marrë rreth 400 metra kabllo, duke zhytur në errësirë një pjesë të këtij segmenti rrugor.
Gjatë paradrekës së të mërkurës, njësia e ofrimit të shërbimeve në bashkinë Shkoder ka ndërhyrë duke zëvëndësuar kabllon e vjedhur dhe riparuar defektin e shkaktuar, duke mundësuar kështu rikthimin në funksion të plotë të ndriçimit publik në këtë arterie që është prezantimi i parë i qytetit.
Altin Salihi, shefi i Njësisë së ofrimit të sherbimeve në bashkinë e Shkodrës ju ka bërë thirrje qytetarëve të mbrojnë pronën publike, pasi çdo ndërhyrje e tillë është kosto shtesë për buxhetin e bashkisë dhe vetë qytetarëve si taksapagues.
Përgjatë viteve të fundit megjithë sensibilizimet e kryera, investimet publike në Shkoder kanë qënë pre e dëmtimeve dhe vjedhjeve, duke ndikuar drejtëpërdrejtë në shtimin e kostovë të mirëmbajtjes, por edhe për zbatimin e investimeve të reja.
Bashkia Shkoder kërkon më shumë bashkëpunim si nga qytetarët, ashtu edhe organet ligjzbatuese për të vepruar ndaj të tilla fenomeve të përsëritura.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!