![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/04/pedonalja-pamje-nga-ajri-2022.jpg?x28643)
Bashkia e Shkodrës ka nisur prej disa ditësh lirimin e hapësirave publike në qytet. Ditën e neserme, e mërkurë 28 prill 2022, do të jetë radha e pedonales “Kolë Idromeno”, një nga segmentet më të frekuentuara të Shkodrës.
Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Gentian Ibro, bën me dije se për këtë qëllim, është ngritur grupi i punës, i cili ka bërë njoftimin e subjekteve me aktivitet në pedonalen “Kolë Idromeno”.
Një pjesë e subjekteve kanë liruar vullnetarisht hapësirat publike, ndërsa Ibro u kërkon edhe subjekteve të tjera të lirojnë vullnetarisht ato. Pas lirimit të hapësirave publike, do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i pedonales, për të krijuar kushte sa më optimale për qytetarët e vizitorët që e frekuentojnë atë.