
Nga selia blu, ku mbajti nje deklarate per mediat, Basha i eshte referuar Barometrit te Ballkanit, qe se fundi publikoi se 50% e shqiptareve duan te largohen nga Shqiperia.
“Pse po bëhet i pajetueshëm ky vend? Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, barometri konfirmon se 39% e shqiptarëve nuk paguajnë faturat e ujit dhe dritat, 43% nuk përballojnë ngrohjet, 30% këstet e huasë, 30% nuk përballojnë dot blerjen e ushqimeve bazë, kurse nga janari mbijetesa do jetë edhe më e vështirë për rritjen e çmimit se Rama do fusë biznesin e vogël në skemën e TVSH. Me rritjen e tvsh-së për biznesin e vogël, mendoni sa e pamundur do të bëhet jetesa. Kryeministri nuk flet, por e paketon këtë me propagandë”- tha Basha.
Ai garantoi se PD-ja do të angazhohet për të mos e lejuar largimin e shqiptarëve dhe njoftoi dy hapat qe do te ndermerren: Lufta e vendosur per te penguar vendosjen e tvsh-së për biznesin e vogël dhe garantimi i votës së lirë. /panorama/
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1657442610973580/