
Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot nga afër qendrën shëndetësore të rindërtuar në Vorë, ndërsa deklaroi se ky qytet do të pësojë shumë ndryshime pas dëmeve që solli tërmeti i 26 nëntorit. Teksa shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë tha se pavarësisht dixhitalizimit të shërbimeve, duke hequr kështu sportelet dhe shmangur radhët e qytetarëve, askujt nuk i cënohet vendi i punës.
Ai pohoi se sportelistet dhe recepsionistet që merreshin me pritjen e qytetarëve, tashmë do të japin kontributin e tyre për të ndihmuar sistemin online, falë programit E-Albania. Mes të tjerash ai tha se në Vorë falë projektit të Rindërtimit do të bëhet diçka e bukur, pa treguar shumë detaje.