Skip to content
28 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Video News

DINAMIKA E NGJARJES – Hetimet e para hedhin dritë, ja si u realizua prita që i mori jetën pronarit të MPlus TV…

ShkodraWeb 3 years ago

Është zbuluar dinamika e ngjarjes së rëndë në Rreshen të Mirditës, ku në një pritë humbi jetën Kastriot Reçi, 47 vjeç, ish- pronar i MPlus TV. Sipas Shqiptarja.com, nga ajo që kanë mundur të rindërtojnë hetuesit, autori ka mirëmenduar çdo veprim dhe ka njohur me detaje lëvizjet e 47- vjeçarit. I maskuar si grua, autori i është afruar një pallati në afërsi të Bar “Mirdita”, në pronësi të Reçit. Është ngjitur në katin e fundit të tij, në një banesë të braktisur dhe që sipas informacioneve jo zyrtare, i përkiste një personi me emrin Tonin Gjini. Ky person, ka humbur jetën në pritë pak kohë më parë, si pjesë e “larjes së hesapeve” në mes fiseve Reçi e Jaku në Mirditë. Sipas burimeve, autori ka hapur me forcë derën e apartamentit dhe ka hyrë brenda.

Autori duket se ka pritur pesë orë, teksa është shfaqur Kastriot Reçi, i shoqëruar nga vëllai i tij, të cilët do ti drejtoheshin lokalit në pronësi të tyre në Rreshen. Ish- pronari i MPlus TV, sipas burimeve, i kishte kufizuar mjaft lëvizjet e tij pasi vëllai i tij Gaspër Reçi humbi jetën në një pritë në Romë të Italisë. Ai ulej gjithmonë në një cep të lokalit të tij, për të qenë kështu i mbrojtur nga çdo e papritur. Autori, i cili sipas gjasave duhej të kishte aftësi në qitje, ka pritur momentin kur Reçi ka zbritur nga makina dhe po fliste në celular, teksa vëllai i tij ka hyrë në lokal. Me një pushkë me precizion të lartë, nga një distancë rreth 150- 200 metër, ai ka shenjestruar 47 vjeçarin në mes të shpatullave, ndërsa plumbi i ka përshkuar direkt zemrën. Dërgimi me urgjencë në spital i Reçit, ka qenë i pavlefshëm pasi ai ka ndërruar jetë në pak sekonda.

Ndërsa kishte ardhur në vendngjarje me makinë, autori është larguar në këmbë, duke lënë pas, në një nga katet e pallatit, edhe snaiperin me të cilin shenjestroi Reçin. Kamerat e sigurisë në zonë, kanë mundur të fiksojnë vetëm momentin kur autori i është afruar pallatit. Ai ka qenë i veshur sportiv dhe me të zeza, e ndërsa përveç snaiperit, është gjetur dhe një kapuç i zi, i cili është dërguar në laborator për të parë mbetjet biologjike.

Referuar të njëjtave burime mësohet se janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje rreth kësaj ngjarjeje, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar, si autor të dyshuar të ngjarjes së rëndë. Në pyetje janë marrë banorët e pallatit nga ku u shenjestrua Reçi, por kanë thënë se nuk kanë parë ndonjë lëvizje apo person të dyshimtë.

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO – “Askush nuk do të ikë nga puna”, kryeministri Rama flet për sherbimet e reja online dhe premton…
LAJM PAS: VIDEO – Tentojnë të korruptojnë me para policin, vihen në pranga për mitmarrje dy shoferë…

TË FUNDIT

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…
  • Aktualitet

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…

3 hours ago
Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…
  • Aktualitet

Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…

3 hours ago
Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…
  • Aktualitet

Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…
  • Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…
  • Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…
  • “Nuk do të mbështesim kandidatin Spahia”, flet Xhevdet Amuli: Strukturat e PD do të mbështesin listën tonë të këshillit bashkiak Shkodër
  • NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 mars 2023…

TË FUNDIT

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…
  • Aktualitet

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…

3 hours ago
Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…
  • Aktualitet

Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…

3 hours ago
Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…
  • Aktualitet

Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…

4 hours ago
“Nuk do të mbështesim kandidatin Spahia”, flet Xhevdet Amuli: Strukturat e PD do të mbështesin listën tonë të këshillit bashkiak Shkodër
  • Kryesore

“Nuk do të mbështesim kandidatin Spahia”, flet Xhevdet Amuli: Strukturat e PD do të mbështesin listën tonë të këshillit bashkiak Shkodër

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.