Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas kërkesës së shtruar nga Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për hapjen 100% të listave. Kreu i Shtetit e ka quajtur akt historik dhe shërbim të çmuar për demokracinë dhe rikthimin e parlamentarizmit të vërtetë.
Në këto kushte Presidenti i ka bërë thirrje Këshillit Politik që të vijojë punën intensive me ekspertët ndërkombëtarë për konkretizimin më efikas.
Reagimi i plotë i Metës:
Pranimi publik nga lideri i Opozitës së Bashkuar, z.Lulzim Basha për HAPJEN E LISTAVE 100% është AKT HISTORIK dhe SHËRBIM I ÇMUAR për demokracinë dhe rikthimin e parlamentarizmit të vërtetë.
Është respekt dhe detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë. Tani Këshilli Politik të punojë natë e ditë me ekspertët ndërkombëtarë për konkretizimin më efikas.