Skip to content
13 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – 50 vjet në Ujësjellës Kanalizime Shkodër, Kujtim Luli hidrauliku më i vjetër në Shqipëri e Kosovë mbush moshën e pensionit

ShkodraWeb 16 November, 2022
kujtim luli hidraulik 2022

Ky është Kujtim Luli, hidrauliku që ka një jetë me ujin. Prej 50 vitesh është pjesë e ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime në Shkodër. Dita e fundit e punës është e veçantë për të. Ishte vetëm 14 vjeç kur hidrauliku shkodran Kujtim Luli nisi punën për herë të parë në vitin 1972 për të vijuar për 5 dekada në ujësjellësin e Shkodrës. Në ditën e tij të fundit të punës 65 vjeçari rrëfen se cila ishte puna e tij e parë dhe mjeshtrat që gjeti asokohe.

Puna për hidraulik Kujtimin është një pasion dhe nuk ndalet as në ditën e fundit. 65 vjeçari ka ende të freskët vitet ’70 kur në Shkodër u instalua rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm. Përveç Shkodrës, Luli punoi edhe në shumë prej fshatrave duke i furnizuar për herë të parë me ujë…

Kushtet gjatë asaj kohe nuk ishin të lehta tregon hidrauliku 65 vjeçar ndërsa vështirësitë vijuan edhe në fillim vitet ‘90. Gjatë punës prej 50 vitesh hidrauliku Luli rrëfen disa prej momenteve më kritike siç janë përmbytjet e 2010-ës në Shkodër.

Vendosja e matësve të ujit kudo ka bërë që qytetarët të jenë më të përgjegjshëm. Gjithsesi 65 vjeçari e ka një mesazh për ata që shpërdorojnë ujin. Ajo për të cilën Luli ndjen keqardhje është fakti që hidraulikët e rinj emigrojnë në një kohë kur qyteti ka nevojë për mjeshtra…

Ndërkohë që për profesione si hidrauliku ka mangësi, 65 vjeçari thotë se do ta vijojë punën edhe pas pensionit për të shërbyer në shtëpitë e qytetarëve shkodran.

Kujtim Luli në Shqipëri por edhe në Kosovë rezulton si hidrauliku më jetëgjatë i ndërmarrjeve të ujësjellësit. Për një gjë të tillë iu dorëzua një çmim simbolik në një konferencë të përbashkët të zhvilluar mes Shoqatës së Ujësjellësit të Shqipërisë dhe Kosovës në Prishtinë teksa i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Aksident në aksin Lezhë- Laç, ambulanca del nga rruga, përfundojnë në spital 4 persona…
Artikull pasardhës: ZYRTARE – Doda dhe Nebiaj pranojnë mandatin e deputetit, zëvendësojnë Rushajn dhe Dumën e PD- së…

TË FUNDIT

bashkia malesi e madhe

SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Dyfishohet sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër, arrin në 945 hektarë tokë…

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
arrestim shkoder 2025

Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, uniformat blu ekzekutojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë

ShkodraWeb 12 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran 12 January, 2026
  • Dyfishohet sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër, arrin në 945 hektarë tokë… 12 January, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, uniformat blu ekzekutojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë 12 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Lëndë plasëse në derën e servisit në Shelqet të Vau Dejësit, policia jep detajet e para 12 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 janar 2026… 12 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 janar 2026… 12 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 janar 2026… 12 January, 2026
  • PERSONAZH – Ditëlindja e një zonje shkodrane të skenës dhe ekranit, për Zyliha Milotin vitet janë thjesht numra! 11 January, 2026
  • NGA ILIR META – Arben Ahmetaj, një luftëtar për të ardhmen e Shqipërisë… 11 January, 2026
  • VIDEO – Zonat malore të qarkut Shkodër nën “pushtetin” e borës, trashësia arrin deri në 120 cm… 11 January, 2026
  • Zvogëlohet sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër, ja si paraqitet situata në territor këtë të diel… 11 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 11 janar 2026… 11 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bashkia malesi e madhe

SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Dyfishohet sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër, arrin në 945 hektarë tokë…

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
arrestim shkoder 2025

Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, uniformat blu ekzekutojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Lëndë plasëse në derën e servisit në Shelqet të Vau Dejësit, policia jep detajet e para

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.