Rruga “Imzot Zef Simoni” në lagjen nr. 5 të qytetit, ka përfunduar rikonstruksionin e saj. Një rrugë në “zemër të qytetit”, nga më të vjetrat e Shkodrës, zonë rezidenciale me banesa private, e ka patur domosdoshmëri ndërhyrjen.
Punimet e infrastrukturës nëntokësore, kanë mundësuar shërbime si KUZ, KUB duke i vënë plotësisht në efiçencë. Shtresat asfaltike dhe sinjalistika, kanë mbyllur ciklin e punimeve, të mundësuara nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, me një vlerë 3.1 milion lekë.