Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, janë të pranishëm në Libi, në operacionin për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve nga kampet Al Hol dhe Roj të Sirisë.
Paraprakisht bëhet me dije se ditën e nesërme do të rikthehen në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë.
“Beirut, Liban – Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe. 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim”, thotë Rama.