Më pyeti dje një gazetar se ç’mendoja për propozimin e Bashës për “vettingun në politikë”…..
Vetting për kontaktet me krimin e organizuar…..
Më shkoi mendja që frekuentoj shpesh një kafe rrotull shtëpisë, për pronarin e së cilës “gratë e lagjes” thonë që është trafikant droge….
A thua ma quan Kryetari “kontakt” me krimin e organizuar vajtjen tek kjo kafja…? – mendova….
Sot u informova që për këtë qenka propozuar dhe një amendament kushtetues….
Çdo portal e penë gazetareske paska shkruar për çështjen….
E pikë e zezë….!
M’u kujtua ajo shprehja “Hedh një budalla një gurë në lumë e 100 të mençur i shkojnë nga pas….”
Megjithëse….mbase s’kemi të bëjmë me “budalla”….. nëse qëllimi është “100 të mençur i shkojnë nga pas”…..
Gjithsesi…..
Të dashur miq e kolegë juristë,
Nëse thjesht pranoni të hyni në diskutime e debate juridike mbi këtë propozim, më mirë hidhni diplomën e juridikut në Lanë!
Politikisht unë kam këtë dyshim:
Absurdi juridik që propozon Basha në fakt është propozim i Ramës me gojën e Bashës…..
Basha propozon një absurd juridik dhe Rama tallet pak por nuk i thotë jo!
Basha propozon një Trupë Speciale për Vettingun e Politikanëve me amendament kushtetues…
Meqë gjithsesi duhet shumicë e cilësuar, kjo Trupa Speciale do të emërohet me Marrëveshje Rama-Basha dhe të dy bashkë do t’i bëjnë Vettingun Politikës…..që të sundojnë të qetë, pa armiq e kundërshtarë… /Nga Endira BUSHATI, postuar në profilin në Facebook/