Beteja mes presidentit të Kosovës Hashim ThaçI dhe ish kryeministrit Berisha tanimë e ka kaluar cakun e deklaratave të thjeshta: Ajo është shndërruar në një çështje më të madhe për cënimin ose jot ë territorit të Kosovës. Duke qenë se kreu i shtetit në prishtinë është bërë protagonist kryesor i idesë të ndryshimit të kufijve, berisha i është përgjigjur sot nga Tirana: “Nuk ka kush autoritet që ç‘bëjë në tavolinë integritetin territoral të Kosovës. Nuk ka kush tagër të diskutojë kufijtë e Kosovës”, ka thënë ai.
Por, Berisha nuk ka përfunduar këtu, ai i ka shpënë më tej replikat që u ndezën këtë fillim gushti.
Pa e përmendur me emër Hashim Thaçin ai e ka quajtur atë një argat të serbomëdhenjve në Prishtinë. “…këtë verë, serbomëdhenjtë në Beograd dhe argatët e tyre në Prishtinë ia dolën të shndërrojnë çështjen e integriteit territorial të Kosovës dhe kufijtë e saj në lajm kryesor rajonal dhe botëror” ka theksuar Berisha duke përmendur se dikur edhe Hashim Thaçi që sot valvit flamurin e Serbisë e ka kundërshtuar atë me forcë.
“Sa herë që e kanë shtruar (serbët), me dhjetëra herë, kanë marrë një përgjigje të prerë kategorike nga Tirana, për hir të së vërtetës dhe nga Prishtina, për fat të keq edhe nga kata që kanë marrë flamurin e tyre dhe e servirin sot si projekt të vetin” ka shkruar Berisha.