
Shoqata e Veteranëve në M.Madhe do të votojë Partinë Socialiste dhe kandidatin Paulin Sterkaj. Ky ka qenë mesazhi që veteranët i kanë përcjellë të ejten kryetarit të Bashkisë Tonin Marinaj gjatë një takimi elektoral zhvilluar në qytetin e Koplikut.
Kryetari i Shoqatës Shyqyri Mema dhe sekretari Sokol Ibraj, ju kanë bërë thirrje të gjithë veteranëve, familjeve të tyre dhe miqve e të afërmëve që me 25 prill të votojnë Partinë Socialiste, numrin 12 dhe kandidatin Paulin Sterkaj, numrin 2 në fletën e votimit.
Ndersa kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj ka sjellë para veteranëve dhe pasardhësve të tyre investimet e kryera në Malësi gjatë këtyre viteve dhe ka bërë thirrje që të votohet me 25 prill për Partinë Socialiste dhe kandidatin Paulin Sterkaj për të vazhduar projekte të tjera në infrastrukturë, shkolla, shendetësi etj.
Gjatë takimit kanë folur dhe disa prej veteranëve që përveç se kanë deklaruar votën e tyre, kanë bërë thirrje që me 25 prill të votojnë Partinë Socialiste dhe kandidatin Paulin Sterkaj.