Skip to content
30 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Mag & Vip

Pyetja që nuk do të donte t’i bëjnë në fushatë në lidhje me Ilir Metën, intervista ndryshe e Kryemadhit 10 para 25 prillit

ShkodraWeb 2 years ago

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kërkon nga shqiptarët që të votojnë partinë që drejtojnë më 25 prill. “Çdo votë e jona është respekt për veten dhe çdo votë e jona i tregon çdo politikani , çdo shtetari, çdo njeriu që ne nuk na merr dot peng, kushdo qoftë ai”, thekson ajo.

Ajo shtoi më tej se nga periudha që drejton LSI-në, nuk ka asnjë tradhtar. Intervista e Kryetares së LSI Monika Kryemadhi për Fiks Fare:

-Është Mona e Ilirit apo Iliri i Monës?

Kryemadhi: Unë di të them që këta të rinisë thonë Mona, Mona je e jona. LRI. Me këtë moshë që jemi ne, s’jemi as të njërit as të tjetrit. Nuk i hyjmë në punë njeri tjetrit.

-A fle më me Presidentin se ai ka deklaruar se fle Kushtetutën dhe tani aktualisht është në Vlorë?

Kryemadhi: Aktualisht nuk fle me Presidentin, është me Kushtetutën, me demokracinë.

-Kur flini nga cila anë mban Kushtetutën dhe nga cila anë të mban ty?

Kryemadhi: Unë di të them që do ta shkruaj Kushtetutën më 25 prill.

-Jeni martuar me mblesëri apo me dashuri?

Kryemadhi: Jemi puthur në fshehtësi por dhe jemi dashuruar nuk jemi martuar me mblesëri. Por nuk mendoj që kjo është gjë shumë e rëndësishme tani, kur kalamajtë na janë bërë nga 20 e ca vjeç e kusur.

-Po që është bërë sebep PS-ja, nuk ka ndonjë gjë nga ana jote tani?

Kryemadhi: Normal që sebep është bërë PS-ja, sepse kemi qenë anëtarë të Partisë Socialiste. Po përsëri sebep do të jetë PS-ja që më 25 prill socialistët të votojnë LSI-në.

-Edhe të forcohet më shumë dashuria…

Kryemadhi: Absolutisht. Dashuria tek LSI-ja, se me Kushtetuta është e pavarur.

-Do martoheshe sot prapë me Ilir Metën ti?

Kryemadhi: Këto pyetje nuk bëhen në periudhë fushatash elektorale. Se në periudhë fushatash elektorale, në 17 fushata që kam bërë me Ilir Metën, 17 herë jam dënuar me pushkatim, me varje në litar, me burgim të përjetshëm. Kështu që në periudhë fushatash nuk pyetet për dashuri. Aq më shumë 10 ditë para.

-LSI-ja flitet se ka nxjerrë më shumë tradhtarë se çdo parti tjetër, është e vërtetë apo jo?

Kryemadhi: LSI-ja që nga periudha që e drejton Monika Kryemadhi nuk ka asnjë tradhtar, kanë ikur ata që kanë ardhur dhe kanë kapur ndonjë gjë.

-Çfarë pëlqen më shumë tek Basha, Rama, Berisha dhe çfarë nuk pëlqen tek Ilir Meta?

Kryemadhi: Tek Basha, toleranca dhe po themi ndjenja e qytetarisë. Nga një anë në politikë mund të quhet që është pikë e dobët, por për mua mendoj që është një nga pikat më të forta, që është komod në hartimin dhe bërjen e një fushate. Tek Rama, po them këtë që, e vdes lali Erin në dru. Aty po më pëlqen, e mbyt.

-Është e vërtetë që kush të rreh të do?

Kryemadhi: Varet.

-Meqë jemi tek të rrahurat, për Berishën çfarë ka ndonjë gjë të mirë.

Kryemadhi: Berisha është stoik, karizmatik .Dhe tjetra është edhe qëndrestar.

-E di që tani je në siklet, çfarë nuk të pëlqen tek Ilir Meta.

Kryemadhi: Vdes për thashetheme… vdes e ka një dëshirë të madhe ti dëgjojë.

-Kush e do më shumë këtë drejtësinë e re?

Kryemadhi: Unë nuk dua as drejtësinë e re as të vjetër. Të dyja janë njëlloj.

-Po Basha e do…

Kryemadhi: Pyeteni.

-Ti e di besoj se ka ardhur momenti që Basha duhet të ketë kërkuar falje, pasi Basha … e di si thotë… (unë dua ti them sot çdo demokrat e demokrati, se nuk do të qeverisim me LSI. Mos bëni gabim fatal se përndryshe do të ngelni në hauret e Baftjarit të republikës së vjetër) e di si vjen kur e dëgjoj …

Kryemadhi: E ka pasur për Lefterin dhe Nasipin

-Tani thuaj diçka për popullin që do të votojë në atë datë të shënuar!

Kryemadhi: Është çështje instikti feminil që gjithmonë shikojmë tek detajet, sepse detajet bëjnë edhe ndryshimin dhe ajo që dua të theksoj është që fjalët e mia këtu do të jenë shumë të tepërta për të bërë politikë, por do ti ftoja të gjithë qytetarët shqiptarë, sidomos të rinjtë dhe të rejat që t’iu drejtohen kutive të votimit më 25 prill. Do të kisha dëshirë të votonin numrin 6.

Do t’ju ftoja edhe juve të votonit numrin 6, por ajo që është e rëndësishme është që të shkojmë në kutitë e votimit, të votojmë, ta bëjmë fletën të vlefshme dhe të tregojmë atë çfarë duam. Çdo votë e jona është respekt për veten dhe çdo votë e jona I tregon çdo politikani , çdo shtetari, çdo njeriu që ne nuk na merr dot peng, kushdo qoftë ai. Prandaj, vota më 25 prill është votë për të çliruar mentalitetin e politikanëve shqiptarë në radhë të parë dhe mbi të gjitha për ti treguar gjithë klasës politike që shqiptarët nuk merren peng as nga politika, as nga shteti, as nga qeveria, as nga Kushtetuta. Shqiptarët janë të Shqipërisë, prandaj le ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.

Continue Reading

LAJM PARA: Veteranët e Malësisë së Madhe i deklarojmë mbështetje PS- së dhe kandidatit Paulin Sterkaj…
LAJM PAS: HOROSKOPI – Çfarë ju ka rezervuar fati, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, për ditën e premte 16 prill 2021…

TË FUNDIT

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kryesore

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

21 mins ago
Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • Aktualitet

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…

42 mins ago
“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Aktualitet

“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin

4 hours ago

TË FUNDIT

  • NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • “Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • MINUTA E FUNDIT – Raportohet për të shtëna me armë zjarri, informacionet e para flasin për një grua të plagosur
  • “Marre duhet me të ardhë Erion”, gazetari Berat Buzhala: Linçoi publikisht një grua dhe një nanë…

TË FUNDIT

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kryesore

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

21 mins ago
Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • Aktualitet

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…

42 mins ago
“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Aktualitet

“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin

4 hours ago
Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • Aktualitet

Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.