Italia ka regjistruar 188 raste të reja dhe 7 jetë të humbra nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Në krahasim me ditën e djeshme ka një rritje të rasteve, por një ulje të personave që ndërrojnë jetë.
Por ndërkohë tek rastet e reja, 67 prej tyre janë në Lombardi që ka një përmirësim të dukshëm nga një ditë më parë.
Bilanci i luftës me pandeminë tashmë në Itali ka shkuar në rreth 35 mijë jetë të humbura kurse të infektuarit 242 mijë e 827 me COVID-19.