Një 24- vjeçare është shënuar si jeta e humbur më e re në Maqedoninë e Veriut që humb betejën me korona virusin.
Ajo ishte nga Tetova dhe ndodhej në kurim në Klinikën Infektive në Shkup ku dhe ka ndërruar jetë teksa në 24 orët e fundit Tetova mban numrin më të lartë të jetëve të shuara, 4 nga 8 në total.
Po ashtu vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve, 199 në 24 orët e fundit, prej të cilëve 90 në Shkup.