VENDIMI – Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” heq gjuhën e huaj të detyrueshme për masterin profesional

Rektorja e Univesritetit “Luigj Gurakuqi” Suzana Golemi, mban premtimin e dhënë gjatë garës për postin që mban zyrtarisht. Ajo ka vendosur heqjen e kriterit të gjuhës së huaj për programet e ciklit të dytë “Mastër rpfesional”. Vendimi është marrë ditën e sotme dhe ka hyrë menjëherë në fuqi. Përmes të njëjtit vendim, rektorja Golemi ngarkon fakultetet për zbatimin.


Vendimi është mjaft i rëndësishëm, përsa kohë mundëson marrjen e kësaj diplome, pavarësisht provimit të gjuhës së huaj. Nuk janë të pakta rastet, kur diplomat kanë mbetur peng i vetëm provimit të gjuhës së huaj, teksa janë dhënë me sukses të gjitha provimet e tjera. /ShkodraWeb Media/


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania