Bashkia e Shkodrës ka nxjerrë urdhrin për caktimin e vendeve publike në territorin e saj për afishimin e materialeve propagandistike nga subjektet zgjedhore, pjesëmarrëse në fushatën. Përmes një publikimi në faqen zyrtare në Facebook, thuhet:
“Në zbatim të neneve 19, pikat 1, shkronjat “dh” e “n”, e 2, 78 pikat 1 e 10, dhe 79, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nenit 1 të Vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 6 dt 23.03.2021 “PËR PËRCAKTIMIN E VENDEVE PUBLIKE NË TERRITORIN E BASHKISË SHKODËR PËR AFISHIMIN E MATERIALEVE PROPAGANDISTIKE NGA SUBJEKTET ZGJEDHORE“ , njoftohen Partitë Politike dhe Subjektet Zgjedhore për zbatimin e vendimit të Bashkisë Shkodër me nr. 102 datë 29/03/2021 me nr. 5016 prot. Datë 29.03.2021 “PER PERCAKTIMIN E VENDEVE PUBLIKE NE TERRITORIN E BASHKISE SHKODER PER AFISHIMIN E MATERIALEVE PROPAGANDISTfKE NGA SUBJEKTET ZGJEDHORE”.
Në lidhjen më poshtë është afishuar vendimi
Kliko për të lexuar të plotë vendimin