![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/04/ossh-shkoder.jpg?x28643)
Ndërsa vazhdojnë investimet për mirëmbajtjen e rrjetit, OSSH Shkodër njofton për ndërprerje të tjera të energjisë për shkak tp punimeve të parashikuara.
Në njoftimin e shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook, bëhet me dije se në datat 12- 13 prill 2022 do të ketë stakim të energjisë në disa zona në rajonin e Shkodrës. Këtë herë, ndërprerja e furnizimit pritet të zgjasë 6 orë.
Njoftim për abonentët Shkodër
Stakim, 12-13 prill
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 12-13 prill gjatë intervalit kohor 10:00-16:00 do të kryhen punime në NST Koman. Pa energji do të mbeten këto zona në Shkodër
12 prill
Pjesërisht: Koman, Karme, Gegaj, Haxhiaj, Pecaj, Palaj, Vukjakaj, Vukaj, Barcolle, Qerret, Vile, Telume, Kishe Arre, Luf, Qerret, Gomsiqe, Kçire, Vrrith, Kaftallë, Korthpulë, Dush, Qerret i Vogël
13 prill
Shtoj i Ri, Shtoj i Vjetër, lagjia “Kiras”, Lopcej, Boric, Dobrac, Ndermarrja Pularise Elvis.