
Vllaznia ka vendosur te ndryshoje fushe per stervitje. Ditet e fundit ajo i ka zhvilluar seancat e saj stervitore ne fushen “Reshit Rusi” qe siç dihet eshte e paisur me tapet sintetik.
Vete klubi shkodran ka bere te ditur se seanca e sotme eshte spostuar ne fushen sportive te Golemit e cila eshte me bar natyral dhe me shume mundesi, edhe seanca e neserme do te zhvillohet po aty.
Ja çfare shkruhet ne faqen e tij per kete seance:
“Ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar pasditen e sotme seancën stërvitore të rradhës në pragndeshjen me Partizanin. Këtë herë ajo është spostuar në fushën sportive të Golemit dhe të pranishëm në të kanë qenë të gjithë futbollistët të cilët kanë zbatuar programin stërvitor të aplikuar nga stafi teknik.
Kuqeblutë do të kenë edhe një seancë të fundit ditën e nesërme dhe më pas i gjithë fokusi do të jetë i përqendruar tek sfida e së mërkurës ku padyshim që do të kërkohet fitorja dhe kualifikimi në finalen e Kupës së Shqipërisë edhe për këtë sezon”.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!