Pas akuzave e kundërakuzave të rënda, të bëra pak ditë më parë mes tyre, ka vijuar sërish këtë të enjte sherri mes gazetarit Artan Hoxha dhe ish Kryeministrin Sali Berisha.
Pak orë më parë Berisha denoncoi ish shefin e antidrogës në Vlorë, oficerin Adrian Liçaj. Sipas Berishës ai ishte arrestuar këtë të enjte në Itali, me 5 ton kanabis. Por duket se informacionet e Berishës kanë qenë të gabuara, pasi Artan Hoxha ka postuar në rrjetin social një foto të vetë policit, i cili tashmë mban postin e komandantit të patrullës në Vlorë.
Ai ka postuar një foto të Liçajt nga stadiumi i Vlorës, duke rrëzuar kështu denoncimin e ish-Kryeministrit Berisha.
Postimi i Artan Hoxhës
Rrena e radhes me “arrestimin” ne Itali te Shefit te antidroges te Vlores
Ne rrjet po lexoj se gjate nje operacioni te madh antidroge tè antimafias Italiane jane arrestuar 25 trafikante italiane dhe shqiptare. Shefi i opozites tha se mes te arrestuareve ka dhe drejtues te larte te policise.(Hajer inshallah)
Ndersa portale qe furnizohen me informacione te klasifikuara qe nga pertej detit thone me emer e mbiemer, madje dhe me foto se eshte arrestuar, dora vet shefi i antidroges i Vlores, Adrian Licaj.(Cfare nuk ben vaki)
Per ata qe e dine se jam tifoz sporti, ndersa jam ne pritje te ndeshjes Flamurtari-Luftetari ne stadiumin e Vlores, me del perpara ky polici, qe i thone hem narkotrafikant i madh, hem shef i antidroges i arrestuar ne Itali.
Dora vet Adrian Licaj, efektiv i komisariatit te Vlores, ne krye te detyres duke siguruar ndeshjen e radhes te superliges shqiptare.
Qe te mos keqkuptohemi, njoftojini ata lart se ky shefi antidroges qe eshte “arrestuar” nga antimafia italiane, eshte police trupe sherbimi ne keto momente, ora 16:09, data 1 mars 2018, ne stadiumin “Flamurtari” te Vlores…
Te pakten deri ne kete moment nuk e paskan arrestuar ne Itali se qenka ne detyre, per me tutje nuk e ve doren ne zjarr, c’sjell ora nuk sjell moti… Sa per saktesim me poshte ne foto Adrian Licaj ne stadiumin e Vlores.