Arben Llangozi, avokati mbrojtes i dentistes Olesia Duka, e arrestuar me akuzen e mashtrimit, ka sqaruar sot lidhjen e klientes se tij me 11 subjektet qe kane ngritur kallezim ndaj saj.
Sipas tij, “klientja ime është përdorur nga kjo shoqëri dhe në fillim është ofruar se ka pasur nevojë për vlera financiare…ka qenë një konvertim i përditshëm i vlerave monetare, jo thjesht marrje borxhi, lekët kanë kaluar nga shoqëria Ama te shoqëria që ka Olesia, dhe i merrnin në lekë, pra s’ishte më marrëdhënie biznesi, klientja ime është përdorur nga të gjitha subjektet, të 11 janë të organizuar, kanë njohje me njëri tjetrin dhe e kanë përdorur për pastrimin e lekëve që ato kanë pasur. Olesia në bankë ka kaluar 135 mijë euro më tepër subjektit Ama”.
Avokati tha se neser do te depozitohet padi ndaj kallezuesve te Olesias te cilet dyshohen se jane nje grup i strukturuar qe pastronte para.
“Do i kerkojme prokurorise te jete bashkepunetore ne zbardhjen e kesaj te vertete, ka informacione Olesia dhe do japim detaje te hollesishme ne Prokurorine per Krime te Renda. Ajo do i drejtohet me kallezim prokurorise se krimeve te Renda per kete grup te strukturuar kriminal”.