Shkruan ne Facebook ish- kryetari i LSI-se Petrit Vasili: Zgjidhje urgjente varfërisë, jo haluçinacione panballkanike.
Shqipëria ka nevojë klithëse për vizion për punët e zhvillimin e saj dhe këtë vizion as e ka as do ta ketë me këtë kryeministër, që s’di ku e ka vendin.
Delirimet e donkishotizmat e një madhështie, që nuk ekziston, por që gjallon si e tillë vetëm në çoroditjen mendore të kryeministrit shkollëpak, mos humbisni kohë ta komentoni.
Na duhet me urgjencë dramatike një vizion i ri për një ekonomi kombëtare, që lufton varfërinë e papunësinë, ndërsa haluçinacionet panballkanike lerjani atij (…)shyqyr Zotit vendimet e mëdha nuk do të jenë kurrë në dorë të tij. /ShkodraWeb/