Qeveria ka nisur procedurat e prishjes së kontratës koncesionare të Uzinës së Telave dhe Kabllove Shkodër.
Që nga viti 2004 ky objekt i është dhënë me koncesion kompanisë turke “Yilmaz kabllo”, e cila, sipas Ministrisë së Energjisë nuk ka arritur te realizojë parametrat e kontratës, si dhe nuk ka investuar në mirëmbajtjen e objekteve dhe infrastrukturën inxhinierike.
Kjo ka sjellë amortizim të shumë objekteve dhe dëmtime të makineri-pajisjeve të trashëguara, sepse nuk janë zbatuar kriteret e një ruajtjeje dhe konservimi teknik te tyre.
Në një analizë të Ministrisë së Energjisë mbi këtë koncesion nënvizohet se në periudhën 2004 deri 2016 vihet re një shkallë e lartë amortizimi e makineri-paisjeve, të cilat nuk janë përdorur nga kompania, madje linjat gjermane të viteve 1985-1987 janë dëmtuar.
Një dëmtim të madh kanë edhe objektet ndërtimore sepse nuk është investuar për mirëmbajtjen e tyre, e po kështu në disa sektorë si kaldaja, reparti i petëzimit, etj. janë thuajse jashtë përdorimi.
Në analizë Ministria bën me dije se tashmë është ndjekur procedura për zgjidhje të marrëveshjes koncesionare, kalim provizor në administrim prej shtetit deri në gjetjen e investitorëve të përshtatshëm për rehabilitimin e Uzinës.
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!