“Uroj të jetë meme, përndryshe…”, Rama shpërthen ndaj ministrit serb, llogari Vuçiçit për “shiptarima”….

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat që bëri dje ministri i Mbrojtjes serbe, Aleksandër Vulin, i cili përdori ndaj shqiptarëve termin fyes “shiptarima”.


Përmes një mesazhi në Twitter Rama i është drejtuar homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç, ku uron që qëndrimi i Vulin të jetë një meme.

“A është kjo e vërtetë kjo apo është një meme që tallet me trurin e kulluar nga gojën e pistët që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit mjeranë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim!”, tha Rama.

ShkodraWeb Channel