Ish- kryetari i PS- së Shkodër Edi Shiroka, ka reaguar përsëri pas deklaratave të një dite më parë të Elisa Spiropalit. Ministrja socialiste e quajti “shpifje” deklaratën e Shirokës, i cili deklaroi publikisht se ishte kërcënuar pasi kishte treguar historia nga e shkuara jo shumë e lavdishme e Spiropalit, nuk nuk ishte kaq e njohur dhe e thërriste kryetarin e PS-së së asaj kohe “xhaxhi Edip”.
Duke përdorur ironinë, ish- kryetari i PS- së Shiroka, dërgon një tjetër “mesazh”, edhe pse nuk e përmend emrin e Spiropalit dhe as të Edi Ramës.
“Kaq e vërtetë është ai pohimi që vetëm një herë jemi takuar, dhe pikërisht njatë harë, sa që kur u bë drejtoreshë e madhe nuk e mbaja mend dhe duke dasht me kujtu kush asht kjo, shokët më treguan foton e asaj kohe dhe menjëherë mu çfaq ajo e atëhershmja, ajo që sot i duken miza të gjithë, ajo që há gjithkend, ajo që falë Rilindjes, rilindi si Mamicë, pa pas lidhje me Skenderbeun e vërtetë veçse me këtë surrogaton.”, shkruan Shiroka. /ShkodraWeb Media/
LEXONI MË SHUMË: