Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Unë jam Julian Deda dhe sot garoj për Primaret e PD- së”, aktori i njohur shkodran zyrtarizon kandidaturën e tij për Tiranën

ShkodraWeb 14 November, 2022
julian deda primare tirane 2022

22 vite me pare erdha ne Tirane, fillimisht si student i akademise se arteve. Tirana ishte shpresa ime per te realizuar endrren per tu bere aktor dhe une ia dola. Qe nga ajo dite e deri me sot Tirana ka qene shtepia ime, ketu u rrita si djale, si artist e sidomos si familjar. Tirana me ka dhene shume, me dha arsimimin, karrieren dhe sidomos mundesine per te ndertuar nje familje shembullore per te cilen jam kaq krenar.

Me priti pa me paragjykuar, sepse Tirana nuk e lejon paragjykimin. Me strehoi me dashamiresine e vet pa kerkuar kurre ne kembim asgje. Gjithmone jam përpjekur te bej c’eshte e mundur qe te jem nje qytetar i denje i saj dhe Shqiperise.

Ne 21 vite rrugetim te jetes time, e kam pare Tiranen si kryemundesine per te gjithe, por ajo e ka humbur pak nga pak kete shkelqim. E ka humbur ndersa rriten kullat e zhduken parqet, e ka tretur ndersa ngushtohen rruget e rritet trafiku, e ka shuar ndersa zhduket diell e rritet smogu, e ka bjerrë ndersa mblidhen taksa e rritet represioni mbi biznesin.

Femijet kane humbur mundesine per te luajtur, prinderit kane humbur kohen per tia dhene femijeve te tyre, te moshuarit kane humbur perkujdesjen,
Tirana ka humbur buzeqeshjen. Sot une jam ketu per te kerkuar nje tjeter mundesi para jush, per te kthyer borxhin qe une ia kam Tiranes.

Se pari, te nderuar demokrate e simpatizante te Partise tone, kete mundesi e keni ju ne dore me voten tuaj ne primare. E me pas te gjithe bashke do te duhet te bindim edhe shume qytetare te tjere te ketij qyteti te na besojne neve.

Ky qytet prej 8 vitesh qeveriset me doren e majte dhe gjerat nuk kane shkuar aspak mire.

NE duhet ti shtrijme bashkeqytetareve tane doren tone te djathe. Sepse ne jemi njerezit qe mes te keqes dhe te mires, zgjedhim te miren, mes te gabuares dhe te drejtes zgjedhim te drejten.

Tirana nuk ia ka borxh askujt qe te perdoret si mish per topin e axhendave personale politike e une besoj se e vetmja axhende qe i duhet Tiranes eshte ajo ne sherbim te qytetareve.

Une besoj se ka ardhur koha qe Tirana te punoje per qytetaret e saj, dhe jo per vetem per interesat e nje njeriu apo te nje grushti te vegjel njerezish rreth tij.
1 milione banore jane me te rendesishem se interesi personal i një njeriu, dhe një njeri nuk mund te shkaterroje interesin e 1 milione banoreve. Une jam njeri prej 1 milioneve qe besoj se gjerat mund te ndryshojne dhe duhet te ndryshojne.

Prandaj sot jam ketu para jush per te kerkuar votebesimin per te ndertuar nje qytet qe buzeqesh bashke me qytetaret e vet. Nje qytet qe nuk i genjen qytetaret e vet dhe ku qytetaret e tij nuk lejojnë askend qe t’i mashtroje paturpesisht. Une jam Julian Deda dhe sot garoj per Primaret e Partisë Demokratike. /Publikuar në Facebook nga Julian DEDA/

Post navigation

Previous: Nelson Hysa nuk njeh rivalë, shkodrani fiton me pikë ndaj boksierit që mundi legjendën e ringut Majk Tajson
Next: Irena Shestani Shala nuk do jetë pjesë e garës së primareve të PD- së për Bashkinë Shkodër…?!

TË FUNDIT

blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
spitali puke

EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës…

ShkodraWeb 17 June, 2026
gjergj lala 2026

Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali…

ShkodraWeb 17 June, 2026

TË FUNDIT

  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
spitali puke

EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës…

ShkodraWeb 17 June, 2026
gjergj lala 2026

Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali…

ShkodraWeb 17 June, 2026
koceku avokat bajraj 2026

“T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,,

ShkodraWeb 17 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.