Ditën e sotme, është përhapur lajmi se për primaret e PD- së në Bashkinë e Shkodrës do të kandidonin kryebashkiaku aktual Bardh Spahia dhe Irena Shestani Shala, ish- nënkryetare e PD- së lokale.
ShkodraWeb. për të qenë korrekt me lexuesit e shumtë, nuk publikoi menjëherë lajmin e mbështetur nga informacione jo zyrtare nga selia blu në Tiranë, duke bërë disa verifikime.
Nga burime të besueshme pranë zj. Shestani Shala, mësohet se për momentin nuk e mendon kandidimin në Primaret e PD- së për bashkinë Shkodër.
Nënvizojmë se afati i paraqitjes së kandidaturave për primaret edhe në Shkodër, ka qenë dita e djeshme. Siç dihet të parat janë primaret për Tiranën, Durrësin e Elbasanin dhe më pas do të vijohet me grupet e tjera të bashkive. /ShkodraWeb/