Ndeshja futbollistike në Ulqin në mes Otrantit dhe Beranës e cila ishte duke u luajtur pasdrekën e kësaj të diele në fushën futbollistike të qytetit tonë është ndërpre për momentin.
Shkak i kësaj ndërprerjeje janë fyerjet e grupit të tifozave që kanë ardhë nga Berana të cilët ofendonin shqiptarët me parullat tashmë të njohura, “Ubi shiptara”, apo edhe brohoritje për të dënuarin për krime lufte Ratko Mlladiq.
Ndeshja pritet të rifilllojë pas zbrazjes së pjesë së tribunave ku ishin vendosur tifozat nga Berana. /ulqini online/