U shkarkua si zëvendësministër, Ardi Veliu emërohet drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore…

U prezantua sot Drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Ardi Veliu, i cili zëvendëson në këtë post Muhamet Rrumbullakun.

Ish-Drejtori Rrumbullaku drejtoi Agjencinë me rezultate të larta në një proces reformimi, duke u shndërruar në një strukturë më civile në ushtrimin e kontrollit dhe mbikëqyrjen e Policisë së Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin Zjarrfikës.


Drejtor Veliu emërohet në krye të AMP pasi më parë ishte drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si dhe detyrës si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.