“Nëse do linim pikë në këtë ndeshje…”, Mirel Josa: I thashë lojtarëve se do i vrisja…

Mirel Josa ka folur pas fitores 2-1 kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e tretë të Superiores. Në prononcimin e zakonshëm pas takimit, trajneri i Vllaznisë u shpreh i kënaqur me atë që skuadra dha në fushën e blertë. Për mikrofonin e Oversport, Josa tha:

“Që në fillim ndeshja kishte vështirësitë e saj. Bëmë një pjesë të parë të mirë. Kishim pikat tona të referimit. Kam rezervat e mia. Duhet ta kishim goditur sërish Tiranën në 15 minutat e fundit të pjesës së parë. Në momentin që shënoi Tirana mbetem dhe ne me 10 lojtarë. Me kundërsulmet tona duhet të ishim më të rrezikshëm. Kaina bëri një punë shumë të madhe dhe u lodh shumë.


Fjalimi në dhomat e zhveshjes? I kam thënë që nëse humbim pikë në këtë ndeshje në dhomat e zhveshjes, i kam thënë do iu vras. Shpëtuan veten e vet. Kur rezultati është 0-2 dhe mbetesh në baraspeshë numerike, edhe mund të humbësh ndeshjen.

Na ka ndodhur që e kemi humbur një sfidë në minutat e fundit. Kur nuk të kuptojnë ndonjëherë, del dhe nga vetja jote. I përgëzoj lojtarët për mënyrën se si qarkulluan topin. Markun s’e kisha futur në pozicionin e vet. E dijmë shpejtësinë e tij deri ku mund të shkojë. Unë shoh anët e mira dhe kritikat më bëjnë mirë.

S’mund t’i thuash e përgjumur. Nëse ndeshja me Kukësin ishte një gjë tjetër, ne duhet ta godisnim Kukësin për të bërë golin e dytë. Mos t’i futemi analizës me Kukësin. Ne atë ndeshje edhe mund ta humbnim. Duhet ndryshuar mentaliteti. Si ta vras ndeshjen? Duhet t’iu marr ty dhe Shkëmbin të bëni gol”, tha Josa.