EMRI – “Hotelierë në zonë i kishin borxhe”, zhduket në ishullin e Rodosit, biznesmeni shqiptar i fushës së ndërtimit

Një 46-vjeçar shqiptar është zhdukur në ishullin e Rodosit, në Greqi. Sipas mediave greke, personi i identifikuar si Jani Topali, ka humbur gjurmët mbrëmjen e së dielës. Në Shqipëri cilësohet si një kontraktor i njohur në fushën e ndërtimit dhe zhdukja e tij po kthehet në një thriller të vërtetë.

Sipas “Dimokratiki tis Rhodes”, punonjësit e policisë që po kryejnë një hetim të plotë, gjetën makinën e tij Honda CRV 4×4 me xhamat e hapur dhe pa çelësa në Kalythies, në një pikë mermerësh në zonë.


Një dëshmitar ka parë makinën në vendngjarje që prej mëngjesit të së hënës, ndërsa nga hetimet në kompaninë e celularëve u zbulua se celulari i tij ka pushuar së funksionuari në mbrëmjen e së dielës.

Teksa zhdukja 46-vjeçarit, baba i tre fëmijëve u raportua mbrëmjen e së dielës, një kamerier në një restorant në Falirak ka dëshmuar se ai ka ngrënë së bashku me dy bashkatdhetarë të tij dhe një djal 10-vjeçar në dyqan të hënën pasdite.

Përveç kësaj, ka një deklaratë nga një ushtar që thotë se Topali ka qëndruar në zonë në të njëjtën ditë dhe orë.

“Dimokratiki tis Rhodes” gjithashtu raporton se për shkak të punës së tij kishte llogari të hapura dhe po përpiqej të mblidhte detyrimet, ndërsa është për t’u habitur fakti që 46-vjeçari nuk iu përgjigj një takimi që kishte të hënën në mëngjes me një hotelier.

Ky i fundit do t’i paguante 30.000 euro për punën që kishte bërë. Hotelieri e kërkoi dhe kontaktoi me njerëz të njohur të Topalit, por askush nuk e di se ku ndodhet 46-vjeçari. Nga kontrolli i kamerave u zbulua se ai ishte nisur drejt zonës, ku do të zhvillohej takimi.

Një natë më parë ai dyshohet se ka pasur një takim me një tjetër hotelier, me të cilin kanë rënë dakord për shlyerjen e borxheve nga një projekt tjetër, por ky i fundit ka njoftuar autoritetet duke thënë se në fund takimi i tyre është anuluar.

Bashkëshortja dhe vëllai i tij, të shoqëruar nga avokati i tyre, njoftuan Prokurorin Publik, drejtorin e Drejtorisë së Policisë Dodekanises. Ndërkohë, të gjitha portet nga ku bëhet dalja nga ishulli u kontrolluan, së bashku edhe me aeroportin ndërkombëtar, por asgjë nuk doli në pah për hetimin.