Skip to content
6 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“U mundëm me një penallti inekzistente”, Daja nuk kapërdin humbjen me Vllazninë: Kampionatin e vendosi Enea Jorgji

ShkodraWeb 21 May, 2021
daja partizani

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, ndjeu keqardhje për humbje në shtëpi ndaj Vllaznisë. Sipas tij penalltia e akorduar ishte inekzistente dhe ishte Enea Jorgji ai që vendosi kampionatin. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, ndër të tjera, tekniku kryeqytetas u shpreh:

“E kam parë nja 30 herë deri tani. Nuk e di ku e gjen kurajon gjyqtari të vendosë një penallti të asaj natyre. Belica e ka parakrahun para trupit. Në momente të tilla është i duhuri për të vendosur kampionatin.

Po të merremi me pjesën tjetër, do shmangemi nga ajo që është kryesorja. Asani, Zhunior nuk ishin, Hakaj doli me zëvendësim të detyruar, Lukas kërkoi të ndërrohej. Në fund fare jemi mundur me një penallti inekzisten, nuk duhet ta shpërndajmë çfarë kemi bërë çfarë s’kemi bërë.

Fazën e fundit e kemi ndjerë goxha shpërblimin që kemi marrë nga pjesa e arbitrimit. Ndonjëherë duhet t’i shohim gjërat me gjakftohtësi. Ishte ndeshje me dozë të shtuar emocionale. Nuk është se kemi bërë ndonjë lojë të mirë. Të ikësh dhe të dorëzosh kampionatin me një penallti inekzistente kjo nuk është e drejtë.

Kemi bërë një kampionat goxha të mirë, kemi pasur probleme me merkaton. Kemi pasur kontingjent të limituar. Na janë mohuar, të paktën nga specialistët e moviolës, ku pjesa më e madhe janë punonjës të departamentit të arbitrave. Na janë mohuar gola në Fier, Durrës, Elbasan. Jepet një penallti këtu.

Boll, besoj janë shumë raste, këto nuk i them unë, i kanë thënë specialistët e moviolës. Të gjithë ato problemet që kishim në këtë ndeshje, ato që unë i citova. Po marr një moment, është pënguar Cara 3 herë afër pankinës, në momentin që Broja bën faull, merr karton të verdhë. Ne mbajmë përgjegjësinë tonë për sa i përket ndeshjes që zhvilluam.

Mungojnë 2 sulmuesët kryesorë, Asani mungoi për një karton të verdhë në Durrës, për faull në mesfushë. Mungon Zhunior, del Hakaj, Kardozo kërkon ndërrim në pushim, të gjithë këto kanë ndikimin e vetë në cilësinë e lojës. Në fund fare ne ishim barazim me Vllazninë. Guximi i jashtëzakonshëm i Enea Jorgjit e vendosi kampionatin, nuk e di çfarë emri t’i ve.

Nuk mundet që javët e fundit të ndryshosh. Në fund fare ka qenë ajo lojë dhe ajo vendosje që na çuan deri këtu. Nuk mund të ndryshosh vendosje dhe të prishësh automatizimin që ke bërë, kjo jo për shkak se Hasani nuk i posedon ato vlera, por për shkak të dëmtimeve që ka pasur. Nuk besoja që do të ndryshoja vendosjen në 3 javët e fundit. Do të ishim në vendin e parë, po mos jepej ajo penallti”, u shpreh Ilir Daja.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Ju tregoj kush e vendosi penalltinë”, Herald Marku flet pas golit më të rëndësishëm të karrierës…
Artikull pasardhës: “Objektivin e arritëm…”, Alban Xhaferi tashmë e thotë hapur: Me ndihmën e Zotit të arrijmë titullin kampion

TË FUNDIT

pistoleta 2026 gucia

EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
protesta baks rrjoll tirane 2026

VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
ambulance policia naten 2023

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi… 5 March, 2026
  • VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari… 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari… 5 March, 2026
  • “Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit 5 March, 2026
  • Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia… 5 March, 2026
  • Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë 5 March, 2026
  • Kuvendi miraton ndryshimet në qeverinë Rama pa praninë e tij, shkarkimet dhe emërimet marrin mbi 80 vota 5 March, 2026
  • Ish- kryetarja e Kuvendit voton kundër shkarkimit të ministres socialiste, Topalli tregon çfarë ka ndodhur… 5 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pistoleta 2026 gucia

EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
protesta baks rrjoll tirane 2026

VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
ambulance policia naten 2023

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.