Fitorja me Hungarinë ishte mjaft e rëndësishme për fatet e Kombëtares për të luftuar deri në fund për një biletë në Botëror.
Por ky 3 pikësh ishte historik për Kombëtaren pasi asnjëherë më parë në historinë tonë nuk kemi arritur të grumbullojmë 15 pikë në grupet eliminatoreve qoftë të Europianit dhe ato të Botërorit.
3 fitoret në tre sfidat e fundit ka bërë që Shqipëria të besojë deri në fund gjithashtu të shënojë rekord në aspektin e historisë.
Në vitin 2016 kur u kualifikuam në Europian, arrinim të grumbullonim 14 pikë me trajnerin Xhiani De Biasi në krye, por ndryshe nga ajo herë këtë radhë kemi dhe 3 sfida të tjera përpara që të arrijmë të grumbullojmë akoma dhe më shumë pikë që do të na dërgonin për herë të parë në historinë tonë si Kombëtare në Botëror.