“Do të jetë më i suksesshmi i llojit të vet që ka lindur Shqipëria”, ish- sulmuesi i Kombëtares me superlativa për Brojën por…

Nga Roland LUÇI
Ish- sulmues i Vllaznisë dhe Kombëtares

Ky djali ka dy aftësi dalluese të lindura, vertikalitetin dhe synimin e kapjes patjetër të zonës së rreptësisë; janë të rrallë të ngjashmit e tij në botë. Vetëm një gjë mund ta frenojë në kapjen e majave të futbollit dhe kjo është egoja e tij disi e tepruar, paçka se për Kombëtaren tonë rezultoi fatlume.


Me një korrigjim të saj në drejtim të vënies në sherbim të ekipit, Armando Broja do të jetë më i suksesshmi i llojit të vet që ka lindur Shqipëria.
I ngjashem me të, paçka se një shkallë më poshtë në komponentet e permendur, është dhe Uzuni.

Është urgjencë që këta të dy duhet të përbëjnë jo vetëm dyshen e sulmit tonë, por ndaj tyre dhe përshtatjen e sistemit të lojës.

Dhe që të mos zgjatem, dikush duhet ti thotë trainerit që nuk duhet pritur deri në konsumimin e plotë të X a Y lojtari, por duhet ndërhyrë me ndërrime shumë më herët. Kështu dhe skeptikët e xhelozët do ta kenë më të vështirë në baltëhedhjen ndaj Kombëtares nga studiot sportive në shumicë të degraduara. /Publikuar në Facebook/