![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2019/03/kuvend-21-mars-2019.jpg?x28643)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dha dje mandatin tre deputeteve te rinj te opozites. Te cilet do te betohen sot ne seancen plenare te Kuvendit, nderkohe qe opozita jashte do te protestoje. Konkretisht, bëhet fjalë për Adriatik Alimadhi, kryetari i Ballit Kombëtar, i cili kishte kandiduar si deputet në listën e PD-së në Qarkun e Vlorës.
Krahas tij, ishte edhe Arben Elezi, kandidat i PD-së për Qarkun e Elbasanit. Nga Lëvizja Socialiste për Integrim ishte Amra Borava, kandidate për deputete në Qarkun e Shkodrës, e cila do të zëvendësojë ish-deputetin Agron Çela.
Sipas procedurës ligjore, parashikohet që ditën e sotme të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvend.
Ky organ pritet që t’i hapë rrugë marrjes së mandatit nga ana e tre deputetëve të rinj, të cilët do të betohen sot në seancë plenare, duke e çuar numrin total të ligjvënësve në 99.
Tre deputetët e rinj që do të marrin mandatin pritet të bëjnë betimin në seancën e kësaj të enjteje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të deputetëve në Parlament në 99. Deri sot, LSI-ja ka plotësuar vendet e lëna bosh nga 11 ish-deputetë të saj, ndërkohë që PD-ja ka qenë më solide, ku vetëm 6 ish=kandidatë kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit.
PD
Myslim Murrizi
Rudina Hajdari
Ligoraq Karamelo
Alban Zeneli
Majlinda Halilaj
Lefter Maliqi
LSI
Enda Koçiraj
Nimet Musai
Ralf Gjoni
Ylli Shehi
Aurora Mara
Erdiola Braha
Edlira Hyseni
Enver Roshi
Edmond Rrushi
Elda Hoti
MARRIN SOT MANDATIN
PD
Adriatik Alimadhi
Arben Elezi
LSI
Ambra Borova