TRAGJIKE – Aktori shqiptar dhe bashkëshortja i japin fund jetës duke u hedhur nga pallati ku jetonin (emrat+ video)

Gazeta amerikane Nju Jork Post ka publikuar një video pak momente pasi aktori shqiptar me banim në SHBA, Florind Belliu është vetëhedhur, pasi ka hedhur bashkëshorten, 28 vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i një ndërtese.

Në video duket dy gra të cilat të cilat ndodhen në vendin e ngjarjes dhe efektivët të cilët kanë rrethuar zonën.


Në një moment tjetër është fiskuar pallati ku nga kati i gjashtë është hedhur çifti, që ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Një punëtor ndërtimi, tha se ishte me një koleg duke pirë kafe pranë hyrjes së rrugës kur “dëgjuan një bum, si një copë e madhe çeliku që u përplas në tokë. Më pas dëgjuan një fëmijë duke bërtitur, ‘Mama, Mama’.

Aktori i ndjerë Florind Belliu

Ata dolën në rrugë dhe panë dy trupa atje.

Florindi sipas të njohurve ka patur trazime kohët e fundit, ndërsa ajo që e bën më tragjike ngjarjen është fakti që Ornela ishte shtatzanë në pritje të fëmijës së tretë. Ata kishin dy fëmijë të mitur, 6 dhe 2 vjeç.