MOTI – Keni plane për ditën e sotme, ja si parashikohet moti në vendin tonë për ditën e diel, 7 gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore dhe reshje lokale pasdite në formën e stuhive . Era do të jetë drejtim veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 18/37°C
Zona e ulët 18/40°C
Zona bregdetare 22/38°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari