Vlora është tronditur pasditen e sotme pasi një 24 vjeçar ka varë me armë 8 persona, të të njëjtit fis, por nga dy familje të ndryshme. Policia ka bërë me dije se autori është Ritvan Zykaj, ndërsa “Panorama” ka siguruar edhe një foto të tij.
Ngjarja ka ndodhur në Resulaj, Selenicë, ku për motive ende të paqarta ai ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj. Nga informacionet e para mësohet se mes viktimave ka dy fëmijë dhe tre femra, por ende nuk është konfirmuar.
Trupat e pajetë janë dërguar në morgun e Vlorës ndërsa pritet një njoftim tjetër zyrtar nga Policia, për zbardhjen e plote të kësaj tragjedie.