Përballja në Kupën e Italisë kundër Verona-s mund të ketë qenë ndeshja më e vështirë në karrierën e re të portierit të talentuar të Milanit Gianluiggi Donnarrumma. Parrullat kundër 19-vjeçarit nga tifozët e Milanit bënë që ky i fundit të shpërthente në lot dhomat e zhveshjes.
Këta të fundit kanë reaguar sërish për çështjen e rihapur së fundi të portierit të tyre. Kryetari i “Curva Sud”, Xhankarlo Kapeli, i njohur edhe si “Barone”, këtë herë jo më nga stadiumi por nga televizoni i ka vendosur ultimatum Donnarumma-s në emër të tifozëve të Milanit. Në një ndërhyrje telefonike për emisionin “4-4-2” në Itali, Kapeli u shpreh:
“Kontestimi ynë ndaj Donarumës daton që para 6-7 muajsh. Në qershor shpalosëm një banderolë ku kërkonim qartësi për çështjen e krijuar në atë kohë, pasi gjërat nuk ishin aspak të qarta. Gjatë atyre muajve, Donaruma nuk reagoi, ndaj edhe këtë herë ka rënë sërish pre e agjentit të tij. Këto ditë, lajmet e dala në media nuk janë aspak të qarta, dhe duam qartësi, pasi jemi lodhur nga kjo situatë” – deklaroi fillimisht “Barone”.
“Nëse dëshiron të largohet, le ta thotë, në të kundërt, gjëja e parë që duhet të bëjë është të largojë Raiolën si menaxher, pasi deklaratat e tij i vuan Milani dhe tifozët e tij. Jemi të kënaqur nga qëndrimi i klubit, dhe presim deklaratën e Donarumës të qartësojë mendimin e tij.”/balkanweb/