Mjeshtri i humorit shqiptar Zef Deda, ka një ditë të veçantë sot. Ai që gjërësisht është kurorëzuar edhe si Charlie Chaplin “shqiptar”, mbush plot 70 vite. Në fakt, ai nuk i demonstron aspak, as në pamje e sidomos as në shpirt. Të gjithë e kujtojnë si “Altufi”, fëmija çapkën me të madhin Gjosho Vasija apo edhe si “Loni” që kërkon nuse tek “Kunati i Shokut Xhemal” dhe qindra role të tjera.
Nuk do të mungonte në këtë ditëlindje të rëndësishme për Zefin edhe urimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta. Kreu i shtetit, përpiqet të përdorë dhe shprehje shkodrane, për të uruar Zefin.
“Urimet më të përzemërta me rastin e 70-vjetorit të lindjes “Charlie Chaplinit” shqiptar, komedianit dhe artistit tonë të shquar, Zef Deda! Jetë të gjatë Mjeshtër, me shëndet të plotë dhe përherë me humorin fin shkodran pranë spektatorit! ? Faleminderit për çdo emocion dhe buzëqeshje që na ke dhuruar!
“Dita e mirë shifet nadje, E ti ke le bash n’ditë t’qejfit!” ?”, shkruan Meta.
ShkodraWeb Media të uron jetë të gjatë, të shendetëshme dhe i rrethuar nga të gjithë të dashurit e zemrës, bashkëshortja Rozi, djemtë Juli e Mario, nuset e tyre, nipat e mbesat! Gëzuar çdo ditë të jetës i madhi e i papërsësritshmi Zef Deda!