“Kishte kene e mira tash me mendu per tri vajzat e vogla te Gazjonit, secili prej nesh! Pse mos te ruhen per to kontributet qe me aq dashni u dhane per jeten e babes se tyne shembullor?! Gazjoni kete do donte!”. Janë këto rreshta që na nxitën të japim edhe ne opinionin tonë. 39 vjeçari Gazjon Rusi u nda nga kjo botë por la pas tre vajza të vogla dhe bashkëshorten e tij. Nuk është aspak e lehtë të përballosh një fatkeqësi të tillë, por me ndihmën e Zotit duhet gjetur forcë për të ecur përpara.
E për të ecur përpara, ka nevojë për mbështetje. Sidomos kur kryefamiljari, mbështetja kryesore e familjes në të gjitha kuptimet, largohet papritur dhe në moshë shumë të re. Edhe ne bashkohemi me mesazhin e mikut Alban Kali. Jemi të bindur se dëshira e Gazjonit është kjo: Paratë që nuk u shfrztëzuan dot për ta mbajtur në jetë, të përdoren për të lehtësuar sado pak jetën e vajzave të tij, të cilat do të jetojnë përjetësisht me dhimbjen e humbjes së njeriut të tyre të dashur.
Prandaj miq, ju ftojmë të dhuroni. Në kujtim të Gazjon Rusit dhe për të ndihmuar vajzat e tij!
Linku ku mund të klikoni për të dhuruar është ky: GoFundMe
Po kështu, janë në dispozicion edhe kontaktet e mëposhtme:
Banka Kombetare Tregtare” Numri i llogarisë së Medresesë LEK :
AL9420551106173041CLTJCLALLW
Tel: +355672879378 (Sekretaria e Medresesë)
Tel : +355692543143 (Familja e Gazjon Rusit)