“Teza është e nivelit mesatar, nuk ka asnjë jashtë programit”, maturantëve në protestë u përgjigjet Ministria…

Ndërkohë që maturantët protestonin përpara Ministrisë së Arsimit, për testin e Matematikës, pasi pretendojnë se ka qenë një tezë e vështirë ndryshe nga modeli që u ishte dhënë nga ministria në maj, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë në një deklaratë për mediat.

Përfaqësuesja e QSHA-së tha se teza e provimit nuk kishte asnjë gjë jashtë programit mësimor.

“Nxënësit e mirë nuk kanë pasur vështirësi. Pjesën tjetër mund ta zgjidhnin me studim shenje, me grafik apo pikë provë. Nga korrigjimi do shohim se si kanë reaguar në këto teste. Pyetja me ekuacionin e drejtëzës ka ushtrime të tilla pa fund. Teza është e nivelit mesatar, nuk ka asnjë jashtë programit.

S’ka asnjë gabim shkencor. Sa i përket asaj që thonë; e përkthyer. Tekstet janë të përkthyera. Polinomet janë ato që janë, nuk është çështje kopjimi dhe nuk janë të nivelit të Cambridge. Pasi kanë parë skemën e provimit do jenë qetësuar. Pastaj nxënës që kanë hyrë me mendimin që; ‘unë do kopjoj’, është gjë tjetër gjë kjo. Aty ka pasur ushtrime të nivelit edhe për nxënësit mesatar.”, tha përfaqësuesja e QSHA-së.

Ndërkohë, drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore tha se do të shihen të gjitha pyetjet dhe do të bëhet një analizë në bazë të rezultatit të nxënësve.

“Ne kemi një praktikë që nëse në fund të korrigjimit, kur të mbledhim rezultatet, pa u shpallur ato, ne bëjmë verifikim të testit. Nëse na rezulton që në pyetje mund të ketë kaluar pritshmëritë tona, atë herë në këto momente do të bëjmë verifikimin e saj dhe do të shohim vendimin nëse do ju jepet si pikë. Kjo është për të gjitha lëndët, edhe për ato me zgjedhje. Nëse identifikojmë një pyetje të tillë, s’do të penalizojmë asnjë nga maturantët. Ne nuk themi se; ‘kjo do të jetë detyrimisht kështu!’”, tha Rezana Vrapi.

Reklamat që shfaqen në faqen tonë, ndihmojnë të mbijetojmë, të vazhdojmë të jemi të lirë e të pavarur. Nëse mendoni se e meritojmë, mund të kontribuoni për ShkodraWeb edhe duke klikuar KËTU! FALEMINDERIT!

Reklamat që shfaqen në faqen tonë, ndihmojnë të mbijetojmë, të vazhdojmë të jemi të lirë e të pavarur. Nëse mendoni se e meritojmë, mund të kontribuoni për ShkodraWeb edhe duke klikuar KËTU! FALEMINDERIT!