Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Teuta e Edi Martinit merr humbjen e katër radhazi- lëkundet pankina e shkodranit, Partizani ndalet nga Kastrioti

ShkodraWeb 22 January, 2022
teuta laci 2022

Teuta ka harruar të fitojë teksa ditën e sotme skuadra e drejtuar nga trajneri Edi Martini ka koleksionuar disfatën e katërt radhazi duke qenë se në stadiumin e Egnatias u mposhtën me rezultatin 2-3. Në fakt, ndeshja nisi mirë për Djemtë e Detit të cilët gjetën të parët rrugën e rrjetës teksa kaluan në avantazh me anë të Albano Aleksit. Mesfushori lëshoi një silurë nga jashtë zonës duke e bërë të kotë përpjekjen e portierit Dajsinani. Megjithatë, kurbinasit tentuan të reagonin dhe në minutat në vazhdim Mazrekaj me Shehun provuan të shqetësonin portierin Qirko, por pa sukses.

Gjithsesi, goli ishte në “ajër” dhe Laçi gjeti barazimin me anë të Ardit Deliu në minutën e 48, i cili u tregua i shpejtë për të surprizuar mbrojtjen durrsake. Kështu, me rezultatin 1-1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Mirel Josa ishin më të vendosur për të dalë me pikët e plota nga kjo përballje. dhe, momemti vendimtar ishte në minutën e 61 teksa Kotobelli ndërhyn gabimisht ndaj Zarubicës në minutën e 61. Arbitri Bastari fillimisht nuk akordon faull, mirëpo pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari kryesor jep penalltinë për miqtë.

Nga pika e bardhë, Saliu Guindo nuk gabon dhe shënon duke dërguar topin në një anë dhe portierin Qirko në anën tjetër. Sakaq, sulmuesi nuk u ndal vetëm me golin nga penalltia pasi në minutën e 73 shënon edhe golin e tretë për Laçin dhe të dytin personal teksa këtë herë mposht me kokë gardianin Qirko. Gjithsesi, në minutën e 80, Teuta provon të rihapë llogaritë e ndeshjes, teksa shënon me anë të Rubin Hebajt. Por, për të vendosur përfundimisht pikët në kasafortë, në minutën e 96, Ardit Deliu realizon një kryevepër duke shtangur portierin Qirko.

Megjithatë, goli shkodranit shërbeu vetëm për statistika duke qenë se rezultati nuk ndryshoi deri në fund teksa kurbinasit në këtë formë marrin vendin e dytë në klasifikim me 31 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 6 me 18 pikë të grumbulluara pas 17 javëve të luajtura.

Ndërkohë, pas startit mjaft pozitiv një javë më parë në Rrogozhinë, Partizani nuk arrin të shkojë përtej barazimit pa gola ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena”, në një ndeshje ku doli sërish në pah sëmundja e vjetër e finalizimit të gabuar.

“Të kuqtë” u shfaqën mjaft kërkues dhe krijuan disa mundësi shënimi, por forma e mirë e portierit Sali dhe gabimet e sulmuesve, bënë që topi të mos përfundonte në rrjetë, ndërsa nga ana tjetër edhe Kastrioti bëri një 90-minutësh mjaft pozitiv, duke marrë një pikë me mjaft vlera.

Me këtë barazim Partizani ngjitet në kuotën e 22 pikëve, por mbetet në vendin e pestë, ndërsa Kastrioti mban vendin e fundit, por tashmë me një pikë më shumë.

Post navigation

Previous: “Kjo do të jetë artistja e ardhshme e Shqipërisë”, kur Mehmet Shehu mbështeste Tinka Kurtin e re: Jepini dorën…
Next: MINUTA E FUNDIT – I dehur, qëlloi me armë drejt lokalit, policia e Shkodrës arreston 31 vjeçarin nga lagja “Mark Lula”

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.